AL

Lansimi zyrtar: ThisIsKosova.Art


Pas eventit të parë të komunitetit në shtator dhe një faze fillestare të komenteve dhe regjistrimit, po presim me shumë padurim lansimin zyrtar të ThisIsKosova.Art

Në bashkëpunim me ekipin e Rave-Travel, platformën do ta prezantojmë para një publiku të gjerë të premten, më 7 nëntor, në ora 17:00, në kuadër të Prishtina Music Conference.

Jemi të lumtur që në skenë do të jenë me ne ambasadori zviceran Jürg Sprecher dhe dy artistë të jashtëzakonshëm kosovarë, Arber Salihu (La Fazani) dhe Visar Kuçi.

Vizioni ynë, se së bashku mund të arrihet më shumë dhe të krijohen shumë situata ku fitojnë të gjithë, po bëhet çdo ditë e më i gjallë.
Faleminderit!

Jemi shumë të kënaqur dhe mirënjohës, dhe mezi presim eventin e së premtes. Për më shumë lajme rreth platformës, na ndiqni në Instagram.

Fotografi nga eventi i parë i komunitetit në Prishtinë, më 23 shtator 2025.